Mbledhja e qeverisë në Lezhë/ Rama publikon vendimet e marra

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbledhur qeverinë këtë herë në qytetin e Lezhës.

Pas mbledhjes së qeverisë, Edi Rama doli në një konferencë për shtyp ku ka folur për vendtimet e marra gjatë mbledhjes.

Kliko per me shume info

Ai u shpreh se, “Duke pasur parasysh që kjo zonë ka disa shembuj frymëzues të cilëve u jemi referuar për programin e agro-turizmit, besoj që do të stimulojë më shumë në këtë drejtim pasi potencialet janë më të mëdha .

Do vendosim kritere minimale dhe maksimale për të vlerësuar çdo subjekt. Të gjitha subjektet që do klasifikohen si agro-turizëm do pajisen me çertifikatë të posaçme e do mund të kenë financime.”

Më tej ai tha se, duke qenë se Lezha ka potencial të lartë për rritje punësimi, në javët në vijim do të miratohet programi i punësimit.

Më tej ai tha: “Tjetër vendim i rëndësishëm është përcaktimi i një liste pas një procesi relativisht të gjatë bashkëbisedimi me të gjithë kryetarët e bashkive ku ne do stimulojmë zhvillimin e integruar rural që do shtrihet dhe në pjesën tjetër të hapësirës reale.

Fishta është një prej këtyre 100 fshatrave të parë që do mbështetet me një program të veçantë nga qeveria. Ky model ka të bëjë me infrastrukturën, me ndërhyrjet në dobi të trashigimisë kulturore.

Projekti kryesor më i rëndësishmi që është pjesë e programit 1 miliard për rindërtim, është projekti i rrugës kombëtare Milot-Balldren dhe me tunelin që mundëson kalimin nga ai xhepi fallco ku gjithë fluksi i trasnportit kombëtar futet si fshehurazi. Më tutje aksi që lidh Shëngjinin me Velipojën dhe që mundëson integrimin e zhvillimin e turizmit,”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here