Pas largimit të Ben Blushit, ja kush do të drejtojë partinë LIBRA

Politikë

Një ditë pasi Ben Blushi u largua nga drejtimi i LIBRA-s, është rimbledhur struktura e kësaj force politike e cila ka përcaktuar edhe drejtuesin e ri.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ LIBRA bën me dije se gjatë mbledhjes së bërthamës u komunikua vendimi i Komisionit të Etikës për përjashtimin e Mimoza Hafizit dhe u diskutua largimi i ish-drejtuesit Ben Blushi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në bazë të statutit shkruhet në postim drejtimi i partisë LIBRA do të kryhet nga Endri Tafani.

Postimi i plotë:

Njoftim LIBRA për mbledhjen e Bërthamës

Në mbledhjen e mbajtur datë 20 Janar 2018 u krye kostituimi i Bërthamës së re të dal nga zgjedhjet e fundit të Forumit LIBRA. Bërthama e re, bazuar në statutin e ri të miratuar në mbledhjen e forumit datë 14 Janar 2018, vendosi si më poshtë:

Nënkryetar i partisë zgjidhet Z. Endri TAFANI;

Komisioni i Etikës, zgjidhen 5 anëtarët: Gerta Skënderi, Lumturi Papa, Gent Mucollari, Ervin Terziu dhe Gent Karalliu;

Komisioni i Garancive Statutore, zgjidhen 5 anëtarët: Merita Shimaj, Erion Kanxheri, Gani Bendo, Klodiana Lasku dhe Arbër Ndregjoni;

Bërthamës së re ju komunikua vendimi i Komisionit të Etikës LIBRA, të marrë datë 13 Janar 2018 per perjashtimin e znj Mimoza Hafizi per shkelje te renda.

Administratori i LIBRAs rikonfirmohet Zj. Matilda BEQIRI;

Gjatë mbledhjes u shqyrtua dhe rasti i tërheqjes së Z. Ben BLUSHI.

Në bazë të statutit, për shkak të tërheqjes së Kryetarit Z. Ben BLUSHI, drejtimi I partisë LIBRA do të kryhet nga Z. Endri TAFANI.

ME TE LEXUARAT