Ky Vit i Ri do të ishte më i bukur me Adelën, mikesha e kujton me mall

Ndarja e papritur nga jeta e gazetares së njohur Adelajda Xhamani, vijon të lërë një boshllëk të pakrahasueshëm, jo vetëm tek familjarët e saj, por edhe me miqtë me të cilët Adela ndante gëzime e hidhërime gjatë jetesës në Tiranë.

Balerina Isida Mollaymeri, ka ndarë një postim mjaft prekës për miken e saj e cila muaj më parë u gjet e pajetë në banesën e saj në zonën e Freskut ku jetonte e vetme.

Kliko per me shume info

Në këtë ditë të parë të 2018-ës, Isida shkruan se nuk ka besuar kurrë tek Babagjyshi i Vitit të Ri, por sot ajo do donte të shpresonte në ekzistencën e tij dhe t’i bënte vetëm një kërkesë: Të kishte Adelën pranë, e të festonin si grup shoqëror, si më parë, të gjithë bashkë, trokitjen e vitit të ri. Teksa shprehet se vijon ta ndjejë pa masë mungesën e shoqes së saj, Isidën e bën të ndihet mirë bindja që ajo ka krijuar se Adela është mirë tashmë që ka përkujdesjen e pafundme të Zotit.

Adela u bë e njohur për publikun shqiptar si konkurrente në “Big Brother Albania” ku krijoi lidhje dashurie me Bjordin. Një çift mjaft i pëlqyer nga të gjithë, por që nuk e finalizuan dot dashurinë e tyre dhe u ndanë pak kohë pasi bashkëjetuan…dhe nje deshire (e parealizueshme_

“ My lovely A… “ Gjithmone kur afrohet Viti i Ri unë kam të njëjtat mendime,çfarë kam bëre gjatë vitit,çfarë më ka ndodhur dhe pse asnjëherë as kur kam qenë e vogël s’kam besuar kurrë që ekziston babagjyshi i Vitit të ri,mund të gëzoja e mund të gënjehesha dhe unë që babagjyshi do më plotësonte dëshirën e do më sillte gjithçka që dëshiroja…Adela zemra ime sot për të parën herë në jetë se kisha këtë mendim e jam e lumtur që s’kam besuar kurrë që ai mund të ekzistonte sepse sot do kisha vetëm një dëshirë…do doja që ti të ishe me ne të festonim si vjet të gjithë së bashku…do doja shumë të të përqafoja të të puthja të të shkulja flokët të të thoja se të dua shumë, po babagjyshi nuk do ma plotësonte dot këtë dëshirë e unë do isha mërzitur shumë me të,do mendoja se ai nuk më donte mua…jam bindur që sado lumturi të kemi në jetë e harrojmë me sekonda e trishtimi është ai që mbetet gjatë e që na le gjatë shijen e hidhur të dhimbjes…Më ka marrë malli shumë shumë për ty,më mungon pafund dhe je me mua në çdo gjë timen…e ndjej që je mirë dhe e falenderoj Zotin pafund që kujdeset për ty… Faleminderit Zot për gjithçka… “

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.