Shpërthimi më i madh nënujor i shekullit të kaluar u zhvillua rreth 600 kilometra larg brigjeve të Zelandës së Re, kanë zbuluar shkencëtarët.
Zbulimi u bë pasi një pasagjer i linjës ajrore pa një substancë të çuditshme që u përhap në Oqeanin Paqësor në 2012.
Në atë kohë, shkencëtarët e identifikuan materialin si shtuf, një substancë vullkanike që lundron.
Megjithatë, u është dashur gjashtë vjet që kërkuesit të kuptojnë shkallën e shpërthimit me ndihmën e robotëve të kërkimit të thellë në distanca.
Gjetjet janë përshkruar si një ‘minierë ari shkencore’ dhe mund të rrisin kuptimin tonë se si magma ngrihet nga korja e tokës deri në sipërfaqe./Lajmifundit.al