Kupa e Shqipërisë/ Konfirmohen oraret e çerekfinaleve

Sport

Pas pushimeve të dimrit, futbolli shqiptar rikthehet sërish. Fillimisht me Kategorinë Superiore dhe më pas me Kupën e Shqipërisë. Katër çerekfinalet e para do të zhvillohen të mërkurën më 31 janar. Përballjet më interesante do të jenë Tirana-Kukësi dhe Flamurtari-Partizani. Bardheblutë do të përballen në “Selman Stërmasi” me kampionët e Shqipërisënë një ndeshje që pritet të jetë tepër e luftuar, jo siç ndodhi edicionin e kaluar.

Nga ana tjetër Shpëtim Duro kërkon të mposht me çdo kusht Partizanin e Sulejman Starovës edhe për shkak të përplasjeve që dy teknikët kanë patur në vitet e fundit. Dy ndeshje e tjera janë Laçi-Luftëtari dhe Teuta-Skënderbeu, me bregdetarët që e kanë prioritet Kupën e Shqipërisë, për t’u bërë pjesë e Europa League.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E mërkurë 31 janar

Teuta-Skënderbeu ora 14:00

Laçi-Luftëtari ora 14:00

Tirana-Kukësi ora 17:00

Flamurtari-Partizani ora 17:00

ME TE LEXUARAT