“Ku ishte vendosur tritoli, 8 të plagosur, 3 në gjendje të rëndë”/ Policia jep detajet e shpërthimit në Shkodër

Policia jep informacion zyrtar për shpërthimin e sotëm që tronditi Shkodrën e ku mbetën të plagosur 8 persona sipas të dhënave më të fundit që sjellin zyrtarët blu.

Policia sqaron se sasia e eksplozivit është vendosur në një mjet tip motor ndërsa sqaron se tre të plagosurit rëndë janë në spitalin e Traumës në Tiranë, e ndërsa pesë të tjerë jashtë rrezikut për jetën, gjenden në spitalin rajonal të Shkodrës. Dyshohet se objektiv i ngjarjes kriminale ka qenë biznesmeni Lulzim Kulla, një person me precedentë të theksuar kriminalë, 42 vjeç. Sipas policisë, Kulla pronar i objektit dy katësh, po hipte në mjetin e tij kur ndodhi shpërthimi dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë.

LEXO EDHE:  Shpejtësi skëterrë në autostradën Tiranë-Durrës, 15 shoferëve u hiqen patentat
Kliko per me shume info

Zyrtarët blu bëjnë me dije se Forcat e Rendit dhe FNSH e Shkodrës kanë kryer shoqërime dhe po marrin deklarime nga persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Agjentet e Krimeve kanë sekuestruar pamje filmike me vlerë për hetimin. Në Shkodër kanë mbërritur dhe eksperte të Krimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe drejtuesi i FLO.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

Sot rreth orës 10:45 në lagjen ‘Partizani’, Shkodër, ka ndodhur një shpërthim me lëndë plasëse. Menjëhere kanë shkuar forca të shumta policie ku konstatuan se në një mjet tip motor dyshohet se ishte vendosur lendë eksplozive.

LEXO EDHE:  S`ka zgjedhje por Edi Rama nxjerr të gjitha ministritë në fushatë

Si pasojë e shpërthimit janë plagosur shtetasit L.K. 42 vjeç, banues në Shkodër, pronar i objektit dy katësh, i cili po hipte në mjetin e tij dhe ndodhet në gjendje të rëndë, D.M, 32 vjeç, banues në Shkodër, ndodhet në gjendje të rënde dhe G.C., 40 vjeç, banues në Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Të tre këta shtetas u derguan në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim te specializuar.

Lendime me të lehta kanë pesuar dhe 5 shtetas të tjerë që ndodhen në spitalin rajonal Shkodër për ndihmë mjekesore.

LEXO EDHE:  Padi 7 zyrtarëve që legalizuan ndërtesat e paligjshme në autostradën Tiranë-Durrës

Në vendngjarje ndodhet grupi i posaçem hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër dhe po punohet për zbardhjen e autoresisë së kësaj ngjarje.

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në pikat hyrëse dhe dalëse të qytetit.

Forcat e Rendit dhe FNSH e Shkodrës kanë kryer shoqërime dhe po marrin deklarime nga persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Agjentet e Krimeve kanë sekuestruar pamje filmike me vlerë për hetimin. Në Shkodër kanë mbërritur dhe eksperte të Krimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe drejtuesi i FLO”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here