Kryeministri si babagjysh, Rama thumbon sërish mediat

Në një takim që ka zhvilluar pasditen e sotme në Rreshen, kryeministri Rama ju është përgjigjur kritikëve pasi ai u vesh si Babagjysh dhe doli në TV Klan, natën e nderrimit të viteve dhe zgjidhi problemin e një fëmije në nevoje dhe një vajze nga komuniteti egjiptian.

Por në këtë takim, Rama sërish e ka kapur me mediat, teksa nënvizoi rëndësinë e platformës “Shqipëriaqëduam.al”, tha se “nipi 10 vjeç i dha pensionin gjyshit për 10 ditë, se fëmijë që kanë nevojë për asistencë të vecantë, se nuk dalin të gjithë te Ardit Gjebrea se shumë nga ata që rrinë e shofin Ardit Gjebrean, sa shumë e shohin çdo të dielë, kujtojnë se e vetmja zgjidhje është ajo që u bë për ata të dy por nga ato zgjidhje ne bëjmë cdo javë dhe e para nuk i themi dot njerëzve hajdeni nga Përmeti e Kukësi t’ju nxjerrim në tv, apo edhe se mediat nuk shkojnë në këto lloj ngjarjesh, se media e ka më kollaj ta mbushi hapësirën me këto lajme, fugoni shtyp për vdekje gjyshen, gjyshja shpetoi për qime të perit, edhe qimen e perit s’e kisha dëgjuar ndonjëhere, apo një të moshuare i ra në kokë tulla nga tarraca e fqinjit, kazan, ashtu mendojnë se bëjnë mire…”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here