Kryemadhi: Plani i Ramës është të largojë sa më shumë shqiptarë nga vendi

Politikë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në "360 Gradë" në Ora News, tha se ka një plan të Edi Ramës për shpopullimin e vendit, duke theksuar se ata që ikin janë njerëz që votojnë kundër Ramës.

Kryemadhi u shpreh se pas përfshirjes së biznesit të vogël në TVSH qëndron plani i Ramës për të dhënë me koncesion Tatimet.Kryemadhi: Pse ka plan zotëria? E ka planin shumë të thjeshtë sa më shumë njerëz të ikin nga Shqipëria. Nuk do të iki Artan Lame, Engjëll Agaci, Mirela Kumbaro. Do të iki ai që ka mbaruar notën me të gjitha 10-ta dhe i duhet 5 vite eksperiencë.Personit që mund t'i jepet diçka ikën. Ky është një kontingjent anti-Ramë. Normale të duket ajo që ndodhi në Mirditë? Normale është ajo që ndodh me naftëtarët?

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E dini që e kanë me detyrim nëse i keni bërë like faqes së Edi Ramës dhe njerëzit ikin nga puna.Ky është një plan i qëllimshëm. Dha me koncesion gjithçka, tani do të japë edhe Tatimet.Në momentin që e fut biznesin e vogël me TVSH do të falimentojë.

Pse e fut biznesin e vogël në TVSH? Futja e 85 mijë bizneseve të vogla në sistemin e TVSh-së do të kërkojë një administratë të madhe në tatime. Nëse ke 2 mijë e ca do të duhen edhe 10 mijë punonjës në Tatime.Mbas një viti do të thotë se dua të formalizojë ekonominë por nuk kam kapacitetet dhe do ta japë me koncesion.

Ka 3 vjet që është një plan në Ministrinë e Financave sikur është i ardhur nga kinezët, por prapa qëndron vëllai i tij.E njëjta gjë është edhe për sigurimin e banesave.

ME TE LEXUARAT