Krijimi i tregut të përbashkët rajonal/ Alarmi: Bizneset shqiptare do të mbyllen

Plani për krijimin e një tregu të përbashkët rajonal i ka gjetur bizneset në Shqipëri të papërgatitura.

Arben Shkodra, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Prodhuesve Shqiptarë në një intervistë për Monitor foli për situatën alarmante të bizneseve për hapjen e tregjeve rajonale. Sipas tij pasojat e mospërgatitjes do të bëjnë që fillimisht fabrikat të përthithen nga fabrikat rajonale ose në rastin më të mirë të falimentojnë.

Kliko per me shume info

Shkodra theksoi se bizneset nuk janë vënë në dijeni për këtë plan, ndërsa Serbia ka 3 vite që punon për këtë gjë, duke bërë që të jenë në avantazh. Kësaj i shtohet dhe fakti që pothuajse gjithë rajoni po ndjek politika subvencionimi ndaj prodhimeve vendase, ndryshe nga Shqipëria.

Sakaq, Sekretari i Shoqatës së Prodhuesve tha se mungon edhe një analizë për efektet që do të ketë procesi i krijimit të zonës së lirë ekonomike. Në këto kushte pritet që të jetë një dështim sipas Shkodrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.