Kreditë e këqija reduktohen me 14.3 %

Kreditë e këqija kanë zbritur në nivelin më të ulët në 4 vitet e fundit. Në Nëntor të 2017-s niveli i huave me probleme arriti në 14.3%, duke i korrespoduar një vlere prej 595 milionë Eurosh, nga 1 miliard që shënuan në Shtator të 2014-s.

Pavarësisht kësaj, përqindja më e madhe e portofolit të kredive me probleme ka rënë për shkak të pastrimit të bilanceve nga ana e bankave. Në total bankat kanë fshirë 316 milionë Euro kredi të këqija, ndërsa shuma e kredisë së ristrukturuar është 42 milionë Euro, 7.5 herë më e ulët se efekti i fshirjes. Nëse bilancet nuk do të ishin pastruar, kreditë me probleme do të vijonin të përbënin 20% të peshës së këtij portofoli.

Kliko per me shume info

Banka e Shqipërisë miratoi një rregullore në vitin 2015-të, e cila i detyronte bankat që të mos pasqyronin në bilanc kreditë e humbura, por pavarësisht kësaj ato vijojnë të kërkojnë kthimin e tyre.

Dy vite më parë vendi ynë arriti nivelin më të lartë të kredive me probleme në rajon, dhe renditej e dyta në Europë për këtë tregues. Më shumë se gjysma e kredive me probleme mbahej nga 35 korporata të mëdha, të cilat kishin rreth 500 milion euro hua të pakthyer, ndërsa individët zinin një peshë minimale. /Tv Klan

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here