Kjo gjë fshihet pas fotos 20-vjeçare të “The Dreams''

Showbiz

Pak kohë më parë qarkulloi në media një foto 20-vjeçare. Ishte baritoni Gëzim Myshketa, një prej shokëve të ngushtë të Flori Mumajesit dhe “The Dreams”, ai i cili e nxori nga arkivat këtë foto.

“Duke u transferuar në një shtëpi tjetër, gjeta arkivën time me foto të vjetra. Nga sonte, do filloj të kërcënoj ca njerëz. Veten time të parin”, shkroi Gëzimi pas kësaj fotoje, e cila i solli në mendje vitet më të bukura të rinisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dje, baritoni i njohur ishte i ftuar në emisionin “Rudina”, nga ku foli për veprën e tij të fundit “Carmen”, e cila do të vihet në skenën e Pallatit të Kongreseve.

Ndërkohë që baritoni po fliste në ekran u shfaq një foto e fëmijërisë së tij. Kjo foto i kujtoi Gëzimit festivalet e para të rap-it në Durrës. Në momentin e parë që është publikuar kjo foto të gjithë kemi menduar se janë anëtarët e grupit “The Dreams”, por e vërteta qenka krejt ndryshe. Sipas baritonit, kjo është një foto e realizuar në një studio në Durrës, ndërkohë që mbahej një festival rap-i.

“Ai djali djathtas është Ervin Demko, kam kohë pa e takuar, por në Durrës është, ai majtas është djali i xhaxhait tim… Vetëm ata të dy,lart Eriost Ballushi dhe Flori Mumajesi, janë ‘The Dreams’, kishin ardhur atë ditë në Durrës, kemi pasur një miqësi të jashtëzakonshme. Është foto që ka 20 vjet. Më vjen keq që me Florin nuk takohem shumë shpesh, Eriosti jeton në Itali, Sonin e kam këtu në Tiranë, sa të marr frymë do ta takoj. Kam marrë vesh që punon edhe këtu në ‘Klan’ me Ermalin…”, tha Gëzimi duke na zbuluar se paskemi menduar gabim që në këtë foto janë vetëm çunat e “The Dreams”.

Një foto që të gjithë djemve sot ju sjell kujtime të bukura. Myshketa rrëfeu se pavarësish sukseseve shoqëria për të është para së gjithave, madje i vjen keq që nuk kalon aq kohë sa dëshiron me ta.

“Ka sukses apo nuk ka sukses, mua nuk më intereson. Për mua shokët janë të gjithë njëlloj”, tha Myshketa duke treguar natyrën e tij modeste

ME TE LEXUARAT