Kërkesa prekëse e mësueses me kancer ndaj Ramës

Nje mesuese i ka ngritur nje shqetesim prekes kryeministrit Edi Rama sot ne Rreshen, pasi ka treguar se ajo eshte e prekur nga kanceri i gjirit dhe ka qe ne gusht qe nuk merr dot mjekim me ilacin herceptine, pasi nuk ka. Kete realitet ne spitalin Onkologjik Rama tha se e njeh, por nenvizoi se ky eshte nje medikament shume i shtrenjte dhe se me fondin e ri do kete me stabilitet.

“Kam 26 vjet mesuese, jam diagnostikuar me kancer të gjirit dhe gjatë kësaj periudhe kam kaluar disa faza, vazhdoj kurën me herceptinë, duhet ta beja 18 herë, cdo 21 ditë, nga fundi gushtit deri tani duhet të kisha bërë 8 here kam bërë vetëm 3.
Mua dhe gati 120 të tjerëve na thone s’ka ilace është i shtrenjtë, nuk dimë cfarë do bëhet me ju, më duket pak paradoks se cdo investim ka një kosto të lartë fatura dhe s’mendoj se duhet të kemi këtë përgjigje.

Kliko per me shume info

Një burokraci e paparë me orë të tëra në zyrën e informacionit, s’kam mundur ta takoj drejtorin e spitalit, nga kush ka frikë ky zotëri nga unë që jam një paciente që kam nevojë për të mbijetuar? Kam dyshime që ju mund të keni një realitet tjetër mbi tavolinë.

“Kete vit nga njera ane kurimi do rifilloje djhe me planifikimin e ri do kemi stabilitet edhe me keto kurat qe jane te shtrenjta. Ky eshte rasti i 4 apo i 5 qe une degjoj dhe e njoh, nuk me shpeton gje”, iu pergjigj Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.