Keni uri të pakontrolluar në darkë? Kjo është arsyeja

Soft

Sipas një studimi të fundit, është arritur në konkluzionin se hormonet përgjegjëse për urinë zgjohen gjatë orëve të mbrëmjes.

Sipas një raporti të publikuar në një revistë që merret me obezitetin, është shpjeguar më qartë arsyeja pse njerëzit janë më të uritur gjatë mbrëmjes.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas këtij studimi, fakti që këto hormone janë aktive në mbrëmje, bën që njerëzit të kenë një uri të pashpjeguar.

Gjithashtu në këtë studim u analizua edhe ndikimi stresit në uri. Kërkuesit kryen një sërë eksperimentesh në një grup të vogël njerëzish prej 19 personash të moshës 18-50 vjeç.

Atyre iu dha gjatë ditës një vakt me përmbajtje prej 605 kalorish, dhe u analizua gjaku dhe niveli i stresit.

Në fazën e dytë pjesëmarrësve iu shtrua një bufe me ushqime. Ata zbuluan se gjatë orëve të mbrëmjes, pas zgjimit të këtij hormoni njerëzit ishin më të prirur të konsumonin ushqim.

ME TE LEXUARAT