Këngëtarja shqiptare habit me deklaratën: Pas operacionit e lashë dashnorin

Kliko per me shume info

Ajo është padyshim një nga këngëtaret më të komentuara të vitit që lamë pas. Pjesëmarrja në “C’est la vie”, rikthimi në muzikë dhe transformimi i saj falë operacionit që bëri, e ktheu Big Mamën në personazhin që për të gjithë flisnin.

E ftuar sot në “Prive”, Big Mama tregoi se ka rilindur pas këtij operacioni pasi hoqi dorë nga shumë gjëra.

Kliko per me shume info

“Kam hyrë me këmbët e mia në operacion. Filmova edhe veten, po kisha frikë. I thoja vetes: ‘Po sikur të vdes’? Çdolloj mendimi të vjen në atë moment. Por tani kam rilindur. Më është ndryshuar komplet jeta. E kam lënë cigaren, kam lënë alkoolin, kam lënë ushqimin, kam lënë dashnorin, të gjitha i kam lënë”, u shpreh Big Mama.

Dhe meqë ishim tek i dashuri, këngëtarja foli edhe për ndarjen duke u shprehur se ndarja erdhi pasi ajo dhe partneri nuk gjetën një gjuhë të përbashkët dhe nuk funksionoi.

“E përjetova një lidhje, i tregova të gjithëve sepse kjo lidhje ishte më serioze, e dinte edhe familja ime. Ishim në një lidhje gati 1-vjeçare, e pamë që nuk funksiononte, nuk patëm gjuhë të përbashkët, ishim tipe të ndryshme dhe vendosëm t’i japim fund kësaj lidhje”, tha Big Mama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.