Zbulohen fotot, ja si do shndërrohet këndi i lojërave “7 xhuxhat”

E gjithë hapësira që sot njihet si këndi i lojërave “7 xhuxhat”, në afërsi të rrugës së “Elbasanit”, do të shndërrohet në një kënd modern lojërash për fëmijë dhe shlodhje për më të rriturit.

Bashkia e Tiranës ka nisur zbatimin e projektit të rikonceptim të parkut të lojërave të fëmijëve, ndërsa projekti do mundësojë që pjesa e nëndheshme të shërbejë edhe për një parking nëntokësor publik.

Kliko per me shume info

Siç shihet edhe nga fotot e këtij projekti, parku i ri lojërave do të ketë hapësira dhe lojëra për të gjithë fëmijët, ndërsa do të shoqërohet edhe me lulishte dhe gjelbërim që do të krijojnë mundësi për kalimin e kohës edhe për më të rriturit.

Falë këtij projekti do mundësohet një numër i konsiderueshëm vendesh parkimi për të gjithë banorët e zonës, por edhe për bizneset që funksionojnë në afërsi të këtij parku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.