Kavajasi qëllon me çifte në drejtim të punonjësve të OSHEE

Në një njoftim për mediat, OSHEE bën me dije se një person në Kavajë ka qëlluar me armë në drejtim të disa punonjësve të cilat kanë qenë duke verifikuar disa abonentë.
Siç bëhet e ditur, ngjarja ka ndodhur ditën e sotme rreth orës 16.00, ku grupi i punës së OSHEE Drejtoria Rajonale Durrës, ka hasur në rezistencën e abonentit Dritan K., i cili përdori armë zjarri ndaj punonjësve të OSHEE, ku fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Abonenti është ndaluar nga policia, e cila po kryen hetimet mbi ngjarjen bazuar mbi provat, sekuestrimin e armës se zjarrit, çifte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here