Katër mijë shqiptarëve u është ndaluar udhëtimi në zonën Shengen

Aktualitet

Vetëm në pikën kufitare të Kapshticës janë ndaluar për të udhëtuar në vëndet e zonës Shengen katër mijë shtetas shqiptarë.

Statistika bën fjalë për shtetas që kanë dashur të udhëtojnë në vëndet e kësaj zone përgjatë gjashtë muajve të fundit të vitit 2017.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Së bashku me të dhenën e mësipërme burimet konfidenciale zyrtare të Policisë Kufitare kanë sqaruar se ndalimi i këtyre shtetasve në pikën e mësipërme doganore është bërë për arsye se ata nuk përmbushnin kërkesat e përcaktuara në kartën e Shengenit.

Bëhet fjalë për mospasjen e dokumentave të duhura, të përcaktuara nga Policia e Shtetit, mungesa qoftë edhe e një të vetmeje sjell ndalimin e vijimit të udhëtimit.

Gjithçka është në funksion të uljes së numrit të personave që e kalojnë kufirin doganor të vendit për të kërkuar azil në vëndet e BE-së

ME TE LEXUARAT