Kapet shqiptari me kokainë me vlerë mbi 1 milion euro

Aktualitet

7 kilogramë kokainë e pastër, me vlerë mbi 1 milionë euro, u sekuestruan nga policia rrugore e Modenës. Një shqiptar 34-vjeçar, rezident në Trevizo, u arrestua në flagrancë teksa udhëtonte drejt Bolonjës me makinën e nënës së tij. Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur besohet se kishte vetëm rolin e transportuesit të kokainës.

Gjurmimi nisi kur u identifikua se makina kishte gjoba të papaguara. Gjatë kontrollit policët konstatuan se tapetet e makinës kishin një shtresë të dyfishtë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nervozizmi i drejtuesit të mjetit bëri që polica të dyshojë. Për zbulimin e lëndës narkotike u përdor edhe një sondë me kamera. Kontrolli zbuloi 7 pako me lëndë narkotike. Ato ishin ambalazhuar dhe mbanin të stampuar një peshk të kuq. Një shenjë që mund të ndihmojë hetuesit për të identifikuar origjinën e lëndës narkotike./tvklan.al

ME TE LEXUARAT