Kandidatura e Bashkim Finos për President të FSHF, ja reagimi i parë i Armando Dukës

Sport

Pas shpalljes së kandidaturës zyrtarë të Bashkim Finos për president të Federatës ka ardhur edhe reagimi i parë i Armando Dukës.

Duka thotë se e ka marrë me sportivitet përballjen me Bashkim Finon, madje edhe e falenderon kundërshtarin që do të kontribuojë për futbollin.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Do kemi kohë të flasim për fushatë. E falenderoj Finon që është kandidat, ka dëshirë të kontribuojë për futbollin. Do kemi kohë të diskutojmë hapur për futllbollin. E rëndësishme është që futbolli të ecë përpara. Kjo është garë sportive dhe duhet të jemi me sportivitet”, u shpreh Duka për gazetarët.

ME TE LEXUARAT