Jepet alarmi për falsifikime: Nëse keni prerë siguracion për makinën bëni mirë ta kontrolloni

Një skandal i vertetë është zbuluar në të gjithë Shqipërinë me disa prej kompanive të sigurimit të automjeteve, të cilat rezultojnë të kenë vjedhur haptazi qytetaret. Disa nga pikat me pakicë të shoqërive të sigurimit presin siguracione për konsumatorët pa i hedhur ato në sistem, duke i bërë të pavlefshme.
VERIFIKOJENI KETU: KLIKO
Skema e abuzimeve ka dalë në pah, pas një inspektimi që ka nisur Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Disa agjentë sigurimesh janë pezulluar, ndërsa për disa të tjerë janë marrë masa për ndalimin e aktivitetit të shitjes. AMF ka marrë një vendim për të t’u lënë shoqërive të sigurimit disa ditë kohë, në mënyrë që të rregullojnë situatën, përndryshe do të fillojë marrjen e masave edhe ndaj tyre. Mësohet se kjo situatë si në pjesën më të madhe të vendit ka prekur edhe Shkodren, ku të paktën sipas hetimeve paraprake dyshohet se janë 3 kompani të tilla që kanë krye këtë veprim, duke penalizuar qindra qytetare, të cilët udhëtojnë me siguracion të prerë, por largqoftë nese përfshihen në aksident, ata rezultojnë të kenë thjesht një leter të pavlere me vete.

Agjentët duhet të shesin kontratat vetëm përmes regjistrit elektronik, thotë vendimi i AMF-së, të kenë autorizim për të nënshkruar kontrata, si dhe të dorëzojnë të dhënat e tyre të identifikueshme, si dhe listën e çmimeve të publikuar në një vend të dukshëm.

Kliko per me shume info

Shitja e siguracioneve të makinave pa i hedhur në sistemin e online, e bën të vlefshëm siguracionin vetëm në momentin që kontrollohet nga policët e qarkullimit rrugor, por ai nuk ka më asnjë vlerë juridike, as për të marrë dëmshpërblimin dhe as për të bërë një ankesë në gjykatë në momentin që shoqëria pretendon të mos japë pagesën. Regjistri online i siguracioneve është publik në faqen e internetit, dhe çdokush mund të kontrollojë nëse ka apo jo një siguracion të vlefshëm të mjetit që drejton.

Nga ana e vet ministria e linjës deri më tani nuk ka reaguar për këtë megaskandal, aq më shumë kur Shqipëria renditet si një nga vendet me tarifat më të shtrenjta në rajon dhe Europë. Pritet që në ditët e ardhshme ky zbulim të shkojë më tej me identifikimin e këtyre agjensive që haptazi kanë grabitur paratë e Shqiptareve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.