Ja si Liverpooli do të përfitojë 40 milionë euro bonuse nga shitja e Coutinhos

Kliko per me shume info

Pavarësisht se Barcelona dhe Liverpooli u përpoqën me çdo kusht për ta mbajtur sekret, ishte vetëm çështje kohe përpara se detajet financiare të transferimit të Filipe Kutinjos të bëheshin publike. 40 milionë euro prej totalit të 160 milionëve që shërbyen për të përmbyllur me sukses operacionin, janë bonuset që do të përfitojë Liverpuli.

“The Guardian” ka arritur që t’i zbulojë klauzolat e bonuseve me detaje. Dhe gjithçka duket se është punuar në favor të klubit anglez, sepse shumica prej tyre varen nga numri i prezencave të brazilianit me fanellën blaugrana. Liverpuli do të përfitojë 5 milionë euro pas çdo 25 paraqitjesh të 25-vjeçarit (20 milionë euro në total pas 100 ndeshjeve të para). 10 milionë euro do të shkojnë në arkat e “reds”-ave për secilin prej dy kualifikimeve të radhës së katalanasve në Champions.

Kliko per me shume info

Ndërkohë që 10 milionë të tjera nëse Barcelona do të triumfojë në Ligën e Kampioneve në dy sezonet e ardhshme. Pas marrëveshjes më të shtrenjtë në histori, të Neymarit te PSG për 222 milionë euro, transferimi i Coutinhos në “Camp Nou” është zyrtarisht operacioni i dytë më i shtrenjtë në botën e futbollit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.