Ja sa paguhen ushtarakët shqiptarë në raport me ato të Kosovës dhe Serbisë

Kliko per me shume info

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ka dhenë ditën e sotme një deklaratë për mediat, ku vlerëson vrasjen e liderit të serbëve të Kosovës Oliver Ivanoviç, si dhe përsërit thirrjen për të mos e futur në votim shfuqizimin e ligjit të Gjykatës Speciale.

Në ndryshim nga herët e tjerë, deklaratën e sotme Delawie ia adreson jo lidershipit, por popullit të Kosovës, të cilit, sikurse shprehet: dëshiron ti shpjegojë përse SHBA e kërkon të jetë i pranishëm në jetën e drejtësisë kosovare Gjykata Speciale.

Kliko per me shume info

Teksti i plotë i deklaratës së ambasadorit Delawie

Së pari, në emër të ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjes së z. Ivanoviqit, vrasja e djeshme e të cilit është tragjedi për Kosovën. E dënoj këtë vepër në mënyrën më të fuqishme. Askush nuk duhet ta shfrytëzojë këtë krim për qëllime politike.

Jam këtu sot për të folur për drejtësinë. Jam këtu për të folur për viktimat. Jam këtu për të folur për përkushtimin e Kosovës ndaj drejtësisë dhe të ardhmes së saj si vend demokratik dhe evropian. Ky përkushtim është nën kërcënim serioz nga një nismë për ta zhbërë apo ndryshuar ligjin që autorizon Gjykatën Speciale. Kjo përpjekje paraqet shembull të tmerrshëm të rastit kur interesat vetanake mbizotërojnë mbi të mirën e përgjithshme dhe mbi interesat e Kosovës si shtet. Më lejoni të jem i qartë: deputetët që e mbështesin këtë nismë – dhe politikanët që i prijnë asaj, përkundër mohimeve të tyre – do t’iu nënshtrohen pasojave specifike dhe të ashpra nëse kjo nismë ka sukses. Ata e dinë këtë; ua kemi thënë këtë.

Por, dëshiroj të flas me ju, qytetarët e Kosovës, se përse Gjykata Speciale është e rëndësishme për Kosovën dhe përse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bëjnë gjithçka që e kanë në fuqi për të siguruar që Gjykata të ketë mundësi ta përfundojë mandatin e saj.

Pra, pse Kosova e ka krijuar Gjykatën Speciale? Kosova e ka bërë këtë për të bërë drejtësinë ndaj individëve që janë akuzuar se kanë kryer krime kundër individëve të tjerë gjatë kohës së luftës së Kosovës për liri. Gjykata Speciale nuk është për drejtësi për shtete, ushtri ose grupe etnike; ka të bëjë me drejtësinë për viktimat individuale.

Kosova ka luftuar në vitin 1999 dhe ne kemi qëndruar krah jush. Kemi qëndruar me viktimat; kemi qëndruar përkrah drejtësisë. Askush nuk do të mundet ndonjëherë t’i rishkruajë librat e historisë për fushatën e mizorive të Republikës Federale të Jugosllavisë. Por, realiteti është se disa individë që kanë luftuar për kauzën e drejtë të lirisë së Kosovës kanë kryer krime të rënda kundër të tjerëve për të cilat duhet të japin llogari. E pikërisht për këtë gjë është Gjykata Speciale.

Viktimat, rastet e të cilave mund të ndiqen penalisht nga Gjykata Speciale përfaqësojnë shumë etni: shqiptarë, serbë, romë dhe të tjerë. Të gjithë ishin njerëz të Kosovës. Të gjithë meritojnë trajtim të barabartë sipas ligjit. Të gjithë kanë të drejtën e njëjtë për ligj. Për këtë arsye Kosova ka krijuar këtë gjykatë.

Forca të Armatosura te Kosovës, pas 10 vitesh, kanë rreth 5000 pjesëtarë aktiv dhe 3000 rezervë. Por, edhe pas kësaj kjo do të mbetet forca më me pak pjesëtar krahasuar me vendet e rajonit. Ndërkaq në aspektin e pagave, FSK-ja llogaritet të jetë e para, sepse paga më e ulët është më e lartë se e ushtrisë shqiptare dhe asaj serbe.

Ministria e Forcës së Sigurisë në një përgjigje për Indeksonline, ka dhënë detaje të pagave të pjesëtarëve të saj varësisht nga grada ushtarake.

“Paga mujore e një ushtari është 405.90€ bruto ndërsa e oficerit më të lartë (gjeneral-lejtënant) është 1,602.15€ bruto pa përfshirë përvojën e punës e cila llogaritet: 1 vit shërbim me 0.5% të pagës bazë”, thuhet në përgjigje MNFSK-së.

Ndërkaq, sipas raportit të pagave të ushtrisë shqiptare, pagesa mujore e ushtarakëve nis nga 44.870 leke ose 358.05 euro.

Sa i përket pagave në një nivel më të ulët gjendet ushtria serbe. Sipas një artikulli të botuar nga Novosti.rs, paga e një ushtari profesionist nis nga 31.000 dinarë ose konvertuar i bie 261.94 euro. Kjo sipas tyre tregon arsyet më të shpeshta të braktisjes së shërbimin ushtarak profesionist.

Në vitet e fundit, nga uniforma e Forcave të Armatosura të Serbisë kanë hequr dorë 800 ushtarë si dhe dhjetra oficerë.

Arsyeja më e shpeshta për ndërprerjen e kontratës është statusi i dobët i të punësuarve në sistemin mbrojtës.
Apo mos dëshironi që Kosova të jetë vend ku respektohet sundimi i ligjit, që mbron të drejtat e viktimave dhe që e merr vendin e vet të duhur si anëtare e respektuar e bashkësisë ndërkombëtare dhe aleate me Shtetet e Bashkuara të Amerikës?

Ky është vizioni im për të ardhmen vendit tuaj. Nëse e ndani këtë vizion, qëndroni përkrah drejtësisë. Qëndroni përkrah viktimave. Qëndroni me mua kundër këtij tentimi për shthurjen e përkushtimit të Kosovës për Gjykatën Speciale.

Nuk dua asgjë më shumë se sa të shoh Kosovën që ka arritur të bëhet shtet i drejtë, i njohur, dhe i suksesshëm. Jam këtu që të punoj me juve, dhe shpresoj se ju do të punoni me mua. Ju faleminderit shumë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.