Ja kush janë deputetët me fjalimet më të mira dhe efikase në Kuvend, dhe ata që janë vlerësuar negativisht

Funksioni i deputetit nuk është vetëm të mbajë fjalime në séancat plenare, por shumë më kompleks.

Deputetët kanë të drejtë dhe rrjedhimisht edhe detyrë të propozojnë ligje të reja, të bëjnë amendime të ligjeve ekzistuese, të kërkojnë e zhvillojnë séance pyetjesh në Kuvend ose interpelanca me kryeministrin ose ministra të caktuar, në marrë pjesë e të diskutojë e kontribuojë në punën e komisioneve të përhershme e të përkohshme parlamentare, të marrë pjesë dhe të kontribuojë përmes votimit, propozimeve, debatit dhe diskutimeve në seancat plenare, të zhvillojë jetë aktive në funksion të zgjedhësve që përfaqëson.
Instituti i Studimeve Politike dhe platforma monitoruese www.deputetiim.al , bazuar në këto kritere dhe duke u dhënë përparësi vlerësimit pozitiv (nisma ligjore 10 pikë, amendimet ligjore 10 pikë, interpelancat 10 pikë, votimi i ligjeve 10 pikë, pyetje adresuar institucioneve 10 pikë, aktiviteti publik 10 pikë, fjalime dhe angazhime në séance 20 pikë dhe diskutim e angazhim në komisionet parlamentare 20 pikë, pra në total 100 pikë), por edhe duke bërë vlerësimin zbritës negativ (përjashtim nga seancat ose komisionet – 10 pikë, heqje imuniteti apo abuzime financiare në deklarim e përfitim nga -20 pikë, si dhe heqje mandati -20 pikë, në total -100 pikë) ka krijuar për herë të parë një standard vlerësimi pozitiv e negativ për punën e deputetëve. Klasifikimi është bërë për periudhën shtator-dhjetor 2017 dhe do të vijojë për çdo sesion parlamentar deri në fund të legjislaturës.

Kliko per me shume info

Cilët janë deputetët me efektivitet më të lartë? Nga tabela rezulton se deputetët me efektivitet më të lartë gjatë periudhës shtator-dhjetor 2017 janë Braçe (PS), Vokshi e Tabaku (PD), ndjekur nga Vasili (LSI), Balla e Felaj (PS), Boçi, Spaho e Gurakuqi (PD).

Kush janë në vendet e fundit, me tregues negativ efektiviteti? Natyrisht dy deputetët që humbën mandatin në kuadër të dekriminalizimit, dhe përpara tyre, “të heshturit” në parlament, si dhe ish ministri Tahiri, nën hetim dhe pa imunitet parlamentar. Ku janë emrat e tjerë të njohur të politikës? Secili sipas meritës: p.sh, nëse deputetë si Berisha apo Kryemadhi janë aktiv në parlament në debatet në séanca, nuk kanë vlerësime pozitive në treguesit e tjerë, p.sh, njëri prej tyre nuk merr pjesë asnjëherë në komisione dhe as diskuton ose propozon ligje aty, nuk merr pjesë në votimin e shumicës së ligjeve në Kuvend ose tjetri ka qenë objekt edhe i penalizimit me përjashtim 10 ditor nga seancat e komisionet parlamentare. Pra, nga të dhënat e monitorimit rezulton se kemi deputetë që janë aktiv në fjalime në parlament, por nuk janë aktiv në komisionet parlamentare, ndaj në klasifikimin e efektivitetit rezultojnë me kuotë shumë më të ultë sesa vlerësimi në seancë. Ka gjithashtu deputetë që debatojnë por nuk marrin pjesë në votimin e ligjeve, që nuk iniciojnë ligje dhe as bëjnë amendime, interpelanca e pyetje, siç ka deputetë që nuk janë aktiv në zonën e tyre elektorale dhe as në jetën publike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here