Itali/ Arrestohet shqiptari, kapet me 70 kg hashash

Një 38 vjeçar shqiptar me iniciale A.V, u arrestua nga policia italiane në Valdarno, pasi u kap me 70 kg marihuanë të fshehur në bordin e një makine me të cilën po udhëtonte në autostradë.

Lënda narkotike do t’i sillte atij 350 mijë euro fitime nëse do ta shiste në tregun me pakicë.

LEXO EDHE:  Kapet 30 vjeçarja shqiptare me kokainë në Itali, kush ishte veprimi që e fundosi më keq
Kliko per me shume info

Ditët e fundit, policia në Fiorentino kishte marrë informacione se një person me kombësi shqiptare që banonte në krahinën e Firences kishte vizituar Italinë e Jugut me një makinë të errët “Renault Koleos” për të marrë një sasi të konsiderueshme droge e destinuar për në tregun e provincës.

Për këtë arsye, gjatë gjithë ditës së të premtes, kishte patrullime në rrugët kryesore që të çonin në Firence. Përpjekjet e karabinierëve u “shpërblyen” pasditen vonë, kur në “rrjetën” e tyre përfundoi automjeti i kërkuar, i përdorur për transportin e drogës.

LEXO EDHE:  Berat, shkojnë të vjedhin naftën e gazsjellësit, roja plagos me çifte një autor

Pas vëzhgimit për disa kilometra, në rastin më të parë, policia ushtroi kontrollit të automjetit dhe shoferi me sinqeritet pranoi paraprakisht se po transportonte drogës.

Në bagazhin e pasmë, ka qenë e fshehur me një pëlhurë katër pako të mbështjellja me celofon, pesha totale e të cilës ishte 70 kg.

38 vjeçari shqiptar u arrestuam, ndërsa u sekuestrua edhe droga.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here