Itali/ Arrestohet çifti shqiptar me 5 kg heroinë

Aktualitet

Policia doganore e Barit në Itali, ka vënë në pranga dy shtetas shqiptar, të cilëve u ka gjetur 5 kilogramë të fshehur në makinë.

Sipas autoriteteve italiane, shqiptarët e ndaluar ishin bashkëshortë ndërsa identiteti i tyre nuk bëhet i ditur. Ata u ndaluan në portin e Barit, pas kontrollit që iu bë automjet të tyre, ku rezultoi se kishin transportuar 5 kilogramë heroinë nga Shqipëria për në Itali, të llojit “brown sugar”, të cilën e kishin fshehur në disqet e makinës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Heroina e ishte në gjendje pluhuri dhe ishte fshehur në të 4 disqet e makinës, në vende të modifikuar enkas për këtë punë.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe zbulimin e destinacionit final të drogës.

ME TE LEXUARAT