Itali/ 17-vjeçari shqiptar goditet me pistoletë në këmbë

Një i ri shqiptar në Itali ka mbetur i plagosur në këmbë këtë të premte. Një person, ende i paidentifikuar nga policia, e ka qëlluar me një plumb pistolete, raportojnë mediat lokale.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ventimiglia 228” në Torino. Ka qenë vetë 17-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, që ka lajmëruar policinë.

Kliko per me shume info

Karabinierëve u tha se u përfshi në një sherr mes ekstrakominutarëve (jo italianë) dhe morri një plumb në këmbë. Megjithatë, rrëfimi i 17-vjeçarit nuk ka bindur karabinierë, që vijojnë hetimet, raporton “Torin Oggi”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.