Ish-sulmuesi i Kombëtares sulmon Finon, zbulon sesi përfundoi kandidat

Ish-sulmuesi i Kombëtares dhe i Vllaznisë, Roland Luçi, ka qenë tepër kritik sa i përket kandidimit të Finos për president të FSHF-së.

Në një postim në rrjetet sociale, Luçi e quan ndërhyrje në futboll këtë dhe sqaron se si Fino përfundoi kandidat për kreun e federatës.

Kliko per me shume info

Ja statusi i tij i plotë:

“FSHF dhe testi edvinist

Gazi mashtroi Olsin, Olsi i fryu ne vesh te vellait dhe ky hodhi ne ring Baçin – kjo eshte njera ane e medaljes.

Ana tjeter eshte provokimi kryeministror ndaj biznesit te lidhur me futbollin dhe sidomos testimi i koduar qe Edi do qe ti bej “besnikeve” te vet bashkiake.

Futbolli, si nje nder simbolet e pakta qe eshte ne gjendje te dali jashte kontureve shteterore dhe te ngrej peshe shqiptaret kudo qe jane po sfidohet nga nje xhumaxhuxh politikisht i telekomanduar qe lidhjen me boten e sportit e argumenton me te qenit tifoz!

Mbas nje muaji do te perjetojme momentin kur “besniket” do ja dredhin, kur sipermarrja sportive do te tregoj dinjitet, kur faktoret votues do te demonstrojne pavaresi, kur dorashkes politike futbolli duhet ti pergjigjet me peshqirin e knockout-it te hedhur drejt topolakut te genjyer e te perdorur edvinisht.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here