Ish-rektori i UT: Mjekësia dhe Politekniku të ribashkohen me Universitetin e Tiranës

Soft

Dekani i Fakultetit të Ekonomisë Dhori Kule ka kërkuar që “Universiteti i Mjekësisë” dhe ai “Politeknik” të ribashkohen me Universitetin e Tiranës.

“Universiteti i Tiranës krahasuar me mesazhin e bashkimit që përcjell viti i Skënderbeut për fat të keq ka pësuar praktikën e copëtimit. Ndaj nuk ka ditë më të bukur se viti i Skënderbeut i cili promovon bashkimin për të ribashkuar UT, ashtu siç janë të gjithë kolegët në Europë. I bashkuar, i madh, i fuqishëm, cilësor çdo pjesë brenda të madhes është më e fuqishme”, tha ish-Rektori i Universitetit të Tiranës në ceremoninë e diplomomit të studentëve të Fakultetit të Ekonomisë, ku e pranishme ishte edhe ministrja e Arsimit Lindita Nikollla.

ME TE LEXUARAT