Ish-ministri akuza Ramës për shëndetësinë: Vetëm ata që drogohen nuk e shohin tmerrin

Aktualitet

Sistemi shëndetësor ka qënë pjesë e debateve politike ditët e fundit, ndërsa sot kryeministri Edi Rama ka postuar një video ku shkruan se “janë bërë hapa para në rrugën e vështirë por të drejtë për Shëndetësinë që duam”.

Por pas postimit te kryeministrit ka reaguar ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani i cili shprehet se “Rama mund të jetë i droguar që mburret me shëndetësinë”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Vetëm ata që kanë probleme me shëndetin mendor, mburren me sistemin e sotëm shëndetësor.

Vetëm ata që drogohen çdo ditë dhe i thonë “hajt shnet shëndetit” nuk shohin tmerrin e shëndetësisë falas! Vetëm dashnorët e PPP-ve gjejnë të mira tek ky sistem, sepse bëjnë para”, shkruan Manjani në një postim në rrjetet sociale.

ME TE LEXUARAT