Informimi i LIBRA, Hafizi akuza të forta Blushit

Politikë

Dy nga themeluesit e partisë LIBRA, e cila drejtohet nga ish-deputeti Ben Blushi nuk kanë gjetur ende një dakortësi pas përplasjeve të tyre të fundit. Mimoza Hafizi ka bërë me dije sot se do të thërrasë në datën 12 janar një pjesë të bërthamës formuese të kësaj partie ku në fokus do të jetë një analizë e situatës së brendshme të kësaj partie si dhe sqarimi i statusit të kujto që bën pesë në të.

Komenti i Hafizit

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

NJOFTIM PËR ANËTARËSINË LIBRA

Në situatën kur Portali i Partisë Libra, www.libra.al, nuk pranon të publikojë thirrjen për mbledhje të Bërthamës LIBRA, jam e detyruar të përdor faqen time personale, për informim të anëtarësisë.

Bërthama Libra është organ themelor statutor, i votuar nga e gjithë anëtarësia me parimin një anëtar, një votë. Bërthama i ka të gjitha kompetencat e saj të përcaktuara në Statut.

Çdo përpjekje për të mos lejuar mbledhjen e Bërthamës apo zëvendësuar me takime paralele, është uzurpim institucional brenda Partisë. Takimet me elektoratin apo aktivistët mund të kenë vetëm karakter konsultues.

Prej 6 muajsh, z. Blushi nuk pranon ta mbledhë këtë Bërthamë. Mbledhja e fundit e saj është zhvilluar me datën 13 Korrik 2017.

Në këto kushte, në përputhje me përcaktimet e Statutit Libra, më tepër se 1/3 e anëtarëve të Bërthamës kanë kërkuar mbledhjen e saj, me datë 12 Janar 2012.

Në vijim njoftimi i mbledhjes drejtuar 30 anëtarëve të Bërthamës:

Në kushtet që jemi, Libra është sot një institucion i rrudhur, një instrument i fjetur politik edhe pse në fazat e para të formimit institucional. Nisur nga këto konstatime dhe të bindur se e ardhmja, pritshmëritë dhe fati i lëvizjes varen sot eskluzivisht nga vullneti dhe pasioni ynë i përbashkët, një grup nismëtar (anëtarë të zgjedhur të Bërthamës) kërkojnë si më poshtë :

Mbledhje të Bërthamës LibraBazuar në nenin 11 të Statutit Libra, ku përcaktohet :“Mbledhja e Bërthamës thirret nga Kryetari ose nga 1/3 e Bërthamës. Me thirrjen e Bërthamës përcaktohet dhe rendi i ditës.”Thërrasim mbledhjen e Bërthamës Ditën e Premte, datë 12 Janar, ora 19:15, me këtë rend dite:1. Sqarimi dhe përcaktimi i statusit të secilit prej anëtarëve të Bërthamës, që kanë dhënë dorëheqje nga funksionet në mënyrë jozyrtare,2. Analizë e situatës së brendshme dhe zhvillimeve në Libra, si dhe pozicionimit të saj aktual politik.

ME TE LEXUARAT