Imami i parë homoseksual në Australi, ja çfarë thotë Elvis Naçi

Aktualitet

Imami i Xhamisë së Tabakëve, Elvis Naçi, i njohur për qëndrimet e tij të moderuara por herë herë edhe të ashpra ndaj disa fenomeneve shoqërore, ishte i ftuar në emisionin “Wake up”, të Eno Popit. Naçi u pyet se çfarë mendimi kishte për hemoseksualitetin, dhe imamin Nur Warsame, i njohur si imami i parë homoseksual në Australi, i cili ka hapur xhaminë e parë miqësore me komunitetin LGBT.

Sipas Naçit, çdo njëri bën gabime, dhe homoseksualizmi është një mëkat shumë i madh, por këto mëkate nuk duhen promovuar. Ai u shpreh se edhe imam edhe homoseksual, nuk bën sens në fenë islame, por as edhe në fetë e tjera si, kristiane, hebreje etj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ngaqë është një risi, normal që duket e çuditshme sepse edhe imam edhe homoseksual nuk bën sens në fenë islame. Në fenë islame, por edhe në atë kristiane, hebreje etj., homoseksualizmi është një mëkat i madh. Por çdo njeri ka gabime, sepse ne kalojmë në ekstrem, ofendojmë shajmë e me radhë. Por ka një mesatare të artë. Të gjithë ne kemi gabimet tona, në disa raste ne nuk e zbatojmë fjalën e Zotit dhe ky rast i homoseksualitetit është një gabim i madh në islam dhe një imam që bën një gabim kaq të madh nuk bën sens. Gjërat nuk bëhen publike. Edhe unë kam mëkatet e mia, por nuk ka përse të bëhet publike, sepse njerëzit humbin besimin. Në islam, atë që e quajmë gabim, ne mundohemi ta largojmë, jo ta promovojmë”,- deklaroi Naçi.

ME TE LEXUARAT