I ngulen dy armatura në trup, i riu u mbijeton

Soft

Rajendra Pal nga India, i ka shpëtuar mrekullisht dy armaturave që iu ngulitën në trup, njëra prej tyre i shpoi edhe mëlçinë.

Derisa po punonte në kulmin e një ndërtese në Mumbai, 21-vjeçari rrëshqiti dhe ra në shufratmetalike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Atë e kanë dërguar me shpejtësinë spital, ku iu nënshtrua operimit prej tri orëve, për t’ia larguar shufrat e gjata rreth një metër e gjysmë.

“Policia arriti me shpejtësi dhe prenë shufrat e kapura për strukture. Për asnjë moment nuk i humbi ndjenjat, deri në momentin që i dhanë anestezionin”, ka thënë kolegu që e shoqëronte.

Raportohet se njëra shufër nuk ia ka prekur zemrën për disa milimetra, teksa tjetra i ka shkaktuar lëndime të konsiderueshme në mëlçi, por që mund të shërohen me kohë.

ME TE LEXUARAT