I jepet lamtumira e fundit Rexhep Çelikut, rradhë të gjata për homazhet ndaj tij

Mjeshtri i valles, i cilësuar shpesh si Shqiponja Fluturuese u nda ditën e djeshme nga jeta duke lënë pas shumë dhimbje.

Ditën e sotme për Mjeshtrin e Madh të skenës dhe Nderin e Kombit po zhvillohen homazhe që prej orës 11:00 në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.

Kliko per me shume info

Homazhet do të vazhdojnë deri në orën 13:00 ndërsa shumë miq, dashamirës, artistë e qytetarë të thjeshtë kanë pritur në radhë të gjatë për t’i dhënë lamtumirën e fundit artistit që me artin e tij ngriti peshë çdo shqiptar.

Në homazhe pritet të marrë pjesë edhe Presidenti Meta i cili vetëm 4 ditë para vdekjes e dekoroi Rexhep Çelikun me dekoratën “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Në vlerësim të kontributit të jashtëzakonshëm si solist me nivel të lartë dhe mjeshtëri të veçantë artistike në interpretimin e valleve shqiptare; për promovimin denjësisht të vlerave të mirëfillta të trashëgimisë sonë kulturore kombëtare brenda dhe jashtë vendit, si dhe për pasurimin e fondit të krijimtarisë koreografike dhe përçimin e tij tek brezat e artistëve të rinj”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.