I hoqën vizën, Haradinaj “shpërthen” ndaj SHBA

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ende nuk e ka marrë vizën për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpo ai tha se do të udhëtoj atje sapo të pajiset më vizë.

Haradinaj është ftuar të marrë pjesë në një ngjarje të organizuar nga Komandanti i Gardës Nacionale në Iowa, Timothy E. Orr, ditën e enjte.

Kliko per me shume info

Një zyrtar i kësaj garde i ka thënë Radios Evropa e Lirë së Haradinaj e ka anuluar vizitën pasi nuk ka arritur të pajisët me vizë.

“Zyra ime ka aplikuar për vizë. Janë disa ngjarje rresht që kam qejf të shkoj. Nuk kam marrë përgjigje. Është një ftesë edhe për lutjet e mëngjesit, nuk do të mund t’i mbërrijë të shkoj në të gjitha pasi jam kryetar i Qeverisë. Kur të ma japin vizën do të shkoj”, ka thënë Haradinaj.

I pari i ekzekutivit ka folur edhe për Gjykatën Speciale dhe letrën që ka shkruar partneri i koalicionit, Kadri Veseli, i cili ka shkruar një letër rreth Speciales.

Kryeministri ka thënë se qëndrimi i partisë së tij mbetet i njëjtë dhe se do të vazhdojnë ta kundërshtojnë.

“Unë kam lexuar letrën e Veselit që është kryetar i Kuvendit dhe PDK-së, nuk kam ndonjë koment për këtë letër. Nëse më pyesni mua dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës e dini qëndrimin tim dhe të Aleancës, atëherë kur është sjellë në Kuvend kemi votuar kundër, sot nëse vjen votojmë kundër, nesër kundër. E respektojmë iniciativën e deputetëve sido që të jetë e respektojmë”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Këto komente Haradinaj i ka thënë gjatë vizitës në komunën e Prishtinës, e cila është edhe vizita e parë e një kryeministri të Kosovës pas shpalljes së Pavarësisë.

ryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur për dorëheqjet në Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë së këto çështje po diskutohen brenda organeve të partisë.

“Ka ndodh një keqinterpretim qe dorëheqja prej pozitave janë konsideruar si dorëheqje prej Vetëvendosjes. Nuk është bash normale ajo që po ndodh në Vetëvendosje po është e drejtë e secilit të vendos se a do të mbajë pozitë” ka thënë Ahmeti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here