I dënuar për korrupsion, lirohet nga burgu burri i ish-gjyqtares Majlinda Andrea

Aktualitet

Të dënuar për korrupsionin 50 mijë eurosh për një tokë në Sarandë, janë liruar nga burgu Odhise Andrea dhe Ilia Çabiri.

Andrea ishe dënuar me 1 vit e 6 muaj burg nga Gjykata. Ai pretendonte se ishte i pafajshëm, por u arratis për disa muaj. Më pas me rrugë tokësore pa u regjistruar në asnjë pikë kalimi kufitar ai erdhi dhe u dorëzua në Policinë e Tiranës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Odhise Andrea është bashkëshkorti i Majlinda Andreas, ish-gjyqtare e Gjykatës së Lartë e cila është shkarkuar.

Lirimi i tyre eshte bere me kushtin qe te mos kryejne krime te tjera.

Çifti Andrea akuzohej nga Prokuroria për një rast ryshfeti me një shumë prej 50 mijë eurosh për një çështjesh pronash, e cila po shqyrtohej në Gjykatën e Lartë, hetimet për të cilën u publikuan nga Prokuroria e Përgjithshme mbrëmjen e 16 korrikut 2016.

Sipas hetimeve të Prokurorisë, Odise Andrea shërbente si ndërmjetës midis palës paditëse dhe gjyqtares Andrea, gruas së tij.

Prokuroria e Përgjithshme tha në atë kohë se Gjykata e Lartë mori vendim për pezullimin e gjyqtares Majlinda Andrea, e cila nëpërmjet bashkëshortit të saj dyshohet se ka marrë një shumë prej 50 mijë eurosh për influencuar në vendimin, ky gjyqtarja ishte anëtare e trupit gjykues.

Ilia Çabiri nga Saranda, në cilësinë e përfaqësuesit të një familjeje ish-pronare, kërkonte njohjen e një sipërfaqe toke rreth 40 hektarë, në zonën e Butrintit dhe shuma e parave jepej per këtë rast.

Shuma e parave u dha më 10 korrik 2016, një ditë para vendimit të Gjykatës së Lartë

ME TE LEXUARAT