Henri Çili largohet nga UET, kush është pedagogu që e zëvëndëson, ja emri

Aktualitet

Largohet nga drejtimi i Universitetit Evropian të Tiranës, Henri Çili.

Lajmin e ka bërë të ditur mbrëmë, teksa ishte i ftuar në emisionin “Zonë e lirë” te Arian Çani. Sipas tij që prej këtij muaji, Çili nuk do të jetë më administrator i UET, për shkak të mbarimit të mandatit të tij, i përcaktuar kështu nga statusi i universitetit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vendin e Çilit e ka zënë, Arbi Agalliu, i cili do të jetë administratori i ri i këtij Universiteti.

Arbi. Agalli ka përfunduar Doktoraturën mbi Sistemin Bankar në Shqipëri në 2013 pranë Universitetit të Tiranës. Pas studimeve të larta në UT, Arbi ka kryer një Master Shkencor për Shkenca Europiane Ekonomike në Universitetin e Bambergut në Gjermani. Ai ishte drejtor i Shkollës se Doktoraturës në Fakultetin e Ekonomisë në UET ku shërben edhe edhe si pedagog.

ME TE LEXUARAT