Gruaja pret me thikë damarët, gjendet e gjakosur nga familjarët e saj

Aktualitet

Një grua në Roskovec, ka tentuar që ti japë fund jetës, ku ka rrëmbyer një thikë në kuzhinë dhe ka prerë damarët e dorës.

Ngjarja e rëndë është shënuar pasditen e djeshme, e mërkurë, në fshatin Marinëz.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

60-vjeçarja D.O., dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike ka prerë damarët.

Ajo është gjetur nga familjarët e gjakosur, të cilët e kanë dërguar për marrjen e ndihmës së nevojshme në spital.

Aktualisht nga ana e policisë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe shkakut që e ka shtyrë gruan të kryejë një akt të tillë.

ME TE LEXUARAT