Gruaja i tha të ujisë lulet pas vdekjes së saj, vite më vonë zbulohet arsyeja shokuese

Soft

Kur vdes një njeri i dashur, të mësohesh me humbjen është jashtëzakonisht e vështirë.

Megjithatë, herë pas here, kujtojmë aspektet më të mira të personalitetit të tyre përmes një kujtimi ose memorie dhe kjo mund të na ndihmojë me të vërtetë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kjo është pikërisht ajo që ndodhi me një histori të një përdoruesi të Twitter-it rreth bimëve të nënës së saj të vdekur.

Zjarrfikësja nga Londra, Antonia Nicol, shkroi: "Para se mamaja të vdiste, ajo i dha babait tim udhëzime strikte për të ujitur bimët në banjë. Ai i ka ujitur në mënyrë të rregullt dhe i ka mbajtur mirë. Lulet dukeshin kaq të bukura sa babai im vendosi t'i merte me vete në shtëpinë e re, por befas zbuluam se lulet ishin plastike dhe prandaj dukeshin aq të bukura dhe të freskëta gjithmonë".

Postimi mori rreth 90 mijë pëlime dhe njerëzit u emocionuan shumë.

Nëna e Antonias, Phedre Fitton, vdiq kur ishte 69 vjeç nga kanceri.

"Kur babai im mësoi se për vite me radhë kishte ujitur bimë plastike, ishte kaq e këndshme për të gjithë ne dhe na bëri të ndihemi sikur ajo ishte akoma me ne", tha Antoni.

ME TE LEXUARAT