Gruaja 280 kilogramëshe tregon makthin e jetës, e ëma i jepte ilaçe dhe medikamente, të cilat e bënin të varur nga ushqimi

Kliko per me shume info

Një grua, e cila tashmë peshon plotë 280 kilogramë, ka arritur të zbulojë se e ëma, që kur ishte në moshë të vogël, i jepte ilaçe dhe medikamente, të cilat e bënin të ishte e varur nga ushqimi gjatë gjithë jetës së saj.

Janine Mueller u adoptua kur ishte vetëm 2 muajshe, duke qenë kështu e vetmja vajzë në familje dhe rrjedhimisht, më e vogla. Mjekët i këshilluan familjarët që pesha dhe mënyra e ushqimit të vajzës duhej të mbahej nën kontroll dhe monitorim të vazhdueshëm, pasi nëna që e kishte lindur dhe më pas e kishte dhënë për adoptim, ishte një grua me përmasa të mëdha.

Kliko per me shume info

Ajo tregon vetë:

“Mamaja ime nisi të kujdesej shumë për mua dhe nuk e kishte problem edhe nëse shëndoshesha. Ajo donte që unë të ushqehesha. Për time më, pesha ishte kthyer në fiksim. Ishte vazhdimisht e shqetësuar. Në moshën 3-vjeçare ajo më çoi tek pediatri dhe bashkë me të vendosën që unë të nisja dietën e parë. Në moshën 4-vjeçare, i njëjti pediatër mendoi se ishte mirë nëse do të nisja një dietë me ilaçe. Problemi nisi të komplikohej pasi efektet anësore të ilaçeve ishin të ngjashme me ato të amfetaminës. Isha vetëm 4 vjeçe kur e gjithë jeta ime ndryshoi”.

Me kalimin e viteve, pesha vijonte të kishte pjesën më të madhe të vëmendjes në marrëdhënien e saj me të ëmën.

Janine vijon më tej duke thënë:

“Ime më ishte gjithmonë e më e shqetësuar për mua dhe për faktin që duhej të mbaja dietë. Edhe sot e kësaj dite e kam në vesh zërin e saj kur më bërtiste që të ndaloja së ngrëni. Mendoja se kishte diçka që nuk shkonte me mua dhe që po i zhgënjeja prindërit. Ata donin të kishin një vajzë kur ishin të rinj dhe në vend që të zgjidhnin një vajzë të vogël, të ëmbël, bionde, më kishin zgjedhur mua”.

Pesha e Janine vijoi të rritej edhe më shumë, pasi prindërit e saj ndërruan jetë dhe në këtë pikë të shëndetit, ka humbur shumë nga aftësitë që më parë i zotëronte. Madje, tashmë ka edhe vështirësi me ecjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.