Gratë shkojnë për të lindur në maternitet, harbohen duke kërcyer “Despacito” me doktorin (VIDEO)

Lindja e fëmijës mund të jetë një nga përvojat më tronditëse që një person mund të durojë.

Por ky mjek brazilian ka krijuar një metodë – të mbështetur nga shkenca – për të lehtësuar dhimbjen: rutinat e vallëzimit.

Kliko per me shume info

Dr Fernando Guedes da Cunha, i njohur si ‘mjeku i vallëzimit’, postoi video në Instagram të tij duke kërcyer me gratë shtatzëna këngë si Despacito.

Videoja e tij e fundit, e postuar më 15 dhjetor, tregon një grua, e cila ka diabet, ndërsa ishte shtatzënë, teksa kërcente me mjekun obstetrik ndërsa priste ardhjen e fëmijës së saj.

Dr Cunha tregon se kërcimi nuk është vetëm për argëtim, hulumtimi ka treguar se lëvizja gjatë procesit të lindjese bën atë më të lehtë./lajmifundit.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.