“Grabitjet filmohen, por autorët nuk identifikohen”, Qato: S’kanë cilësi kamerat

Aktualitet

Është zhvilluar pasditen e sotme në Komisionin parlamentar një seancë dëgjimore lidhur masat e marra për zbatimin e ligjit “Për masat shtesë të Sigurisë Publike” si dhe nxjerrjen e akteve nënligjore për këtë ligj.

Para deputetëve të Komisionit është paraqitur drejtori i Komanduar në Policinë e Elbasanit, Altin Qato.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deputeti Paulin Sterkaj në pyetjen drejtuar drejtorit të Policisë thotë se ndonëse grabitjet filmohen nga kamerat e sigurisë, autorët nuk identifikohen. Duke iu përgjigjur shqetësimit të Sterkajt, Qato tha se shkak për këtë situatë është cilësia e dobët e kamerave të sigurisë.

“Disa kamera në biznese nuk kanë cilësi. Grabitjet fiksohen në kamera, por autorët nuk identifikohen. Ndaj synohet vendosja e kamerave me cilësi të lartë, dhe leximi optik i pamjeve”, u shpreh Qato.

ME TE LEXUARAT