Grabitje spektakolare në hotelin me pesë yje në mes të Parisit

Bota

Persona të armatosur kanë grabitur mallra me vlerë prej disa milionë eurosh nga një dyqan bizhuterish në hotelin e famshëm Ritz në Paris.

Pesë burra të armatosur thyen një dritare në dyqanin brenda hotelit, rreth orës 18:00 në orën lokale dhe arritën të realizojnë grabitjen. Tre prej grabitësve janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë mbeten ende në arrati.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nuk është e qartë vlera e saktë e mallrave të grabitura, por paraprakisht vlerësohet se vlera e atyre të gjetura tashmë, është më shumë se 4 milionë euro.

Hoteli luksoz, me 5 yje, Ritz, është e vendosur në ‘Place Vendôme’, në rrethin e parë historik të Parisit, në bregun e djathtë të lumit Sena, ngjitur me Ministrinë e Drejtësisë. Hoteli përfshin një zonë dyqanesh pranë hyrjes së pasme, që shesin bizhuteri dhe veshje luksoze.

ME TE LEXUARAT