Ligji i gjuhës shqipe në Maqedoni fut në sherr Shqipërinë me Rusinë, nisin reagimet

Aktualitet

Ministria e Jashtme ka reaguar lidhur me deklaratën e bërë nga Moska një ditë më parë për qëndrimin e kryeministrit pas miratimit të ligjit të dygjuhësisë në Maqedoni.

“Ministria e Jashtme shpreh keqardhje për keqinterpretimin e deklaratës përshëndetëse të Kryeministrit Rama”, thuhet ne deklarate.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ne – thuhet në reagim – përgëzojmë miratimin e ligjit pasi ai përmbush një nga angazhimet kyçe që rrjedhin nga Marrëveshja e Ohrit dhe është në frymën e kësaj marrëveshje.

Por ashtu si Rusia dhe ne jemi të jashtëm në diskutimet e brendshme politike në Maqedoni dhe synojmë të mbetemi të tille, por në të njëjtën kohë jemi shumë të interesuar dhe investojmë në harmoninë etnike, stabilitetin dhe pespektivën euro-atlantike të rajonit tonë, Ballkanit Perëndimor”, deklaron Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

Reagimi i Ministrisë së Jashtme është publikuar në rrjetin social Twitter.

ME TE LEXUARAT