Gjuha shqipe, Thaçi: Miratimi i ligjit, arritje demokratike për Maqedoninë

Të shumtë kanë qenë liderët që kanë reaguar lidhur me vendimin për ligjin e Gjuhës Shqipe, që miratoi Kuvendi i Maqedonisë.

Mes këtyre zërave ka qenë edhe presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili mirëpriti vendimin.

Kliko per me shume info

Në një mesazh në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, Thaci shkruan se miratimi i këtij ligji është një e arritur e lartë demokratike për këtë shtet fqinj, që ndër të parët njohu pavarësinë e Kosovës.

MESAZHI I THACIT
Miratimi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare nga Parlamenti i Maqedonisë është një e arritur e lartë demokratike për këtë shtet fqinj, që ndër të parët njohu pavarësinë e Kosovës. Rritja e të drejtave politike të shqiptarëve në Maqedoni garanton edhe më shumë unitetin qytetar dhe etnik të republikës fqinje.

Përgëzojmë qytetarët shqiptarë për këtë të arritur politike, administrative dhe kulturore.
Miratimi i këtij ligji është një hap i rëndësishëm i zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit dhe forcon edhe më shumë bashkëjetesën dhe perspektiven evropiane të Maqedonisë. HTH

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.