Gjobitet rëndë gazetarja, përmendi emrin e Olsi Ramës për cështjen e drogës

Aktualitet

Gazetarja e njohur Anduena Llabani (Jaupi) është gjobitur me ½ e rrogës mujore nga Radio Televizioni Publik Shqiptar.

Vendimi është marrë nga drejtori i RTSH, Thoma Gëllçi i cili nuk ka ngurruar të firmosë gjobën e konsiderueshme në një vendim të datës 12. 01. 2018.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Televizioni shtetëror e ka argumentuar vendimin me faktin që gazetarja Llabani ka dalë në një tjetër ekran televiziv por në fakt e vërteta të çon më larg se kaq.

Më shumë se sa për faktin që doli në ekranin e Ora News në emisionin e Artur Zhejit, gazetarja e njohur është gjobitur për përmbajtjen e deklaratave të saj bërë në këtë emision ku ndër të tjera guxoi të përmendë emrin e Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit Edi Rama, njëherazi drejtori i Partizanit si pjesë të dosjes së kokainës së Xibrakës, dosje “e kopsitur” nga Gjermania siç u shpreh konkretisht Llabani.

“Zonjës Anduena Jaupi në detyrën me emërtesën “Gazetare I-rë” në Redaksinë e Kronikës në Njësinë e Emisioneve Tematike dhe Lajmeve të RTSH-së, t’i jepet masë administrative “gjobë” në vleftën ½ e pagës mujore me motivacionin “për thyerje të disiplinës në punë, pasi më datën 11 janar 2018, ora 21:00 ka qenë pjesëmarrëse në një media private duke shkelur kështu kontratën e punës neni 11 dhe neni 12”, thuhet në vendimin e drejtorit të RTSH i cili ka vendosur t’i “mbyllë gojën” përmes gjobitjes gazetares e cila ndonëse edhe më herët ka qenë paneliste në emisionin e Zhejit apo të Fevziut, nuk është gjobitur, derisa deklaratat e saj u bënë të forta dhe shqetësuese për televizionin ku ajo punon.

ME TE LEXUARAT