Gjigandi holandez Shell nis operacionin e shpimit të pusit në Shpirag, merr pjesë dhe AKBN-ja

Gjigandi holandez Shell nis punimet për shpimin e pusit të Shpiragut.Në nisjen e puunimeve kanë marrë pjesë edhe Autoriteti Kombëtar i Burimeve Natyre.

Pusi Shpiragu-4 klasifikohet si një pus i thellë dhe është pusi i katërt që shpohet nga kompania Shell Upstream Albania, pas atyre Shpiragu-2, Molishti-1 dhe Shpiragu-3. Për të ardhur deri tek shpimi i pusit, kompania ka kryer më parë një volum punimesh sizmike dhe një sërë studimesh përgjithësuese gjeologjike.

LEXO EDHE:  Mashtrimi i madh, policia bllokon pikat e "Gulf", vodhi 1 milionë euro nga shqiptarët me tollonat fiktivë
Kliko per me shume info

Kujtojmë se në përfundim të shpimit dhe testimit të pusit Shpiragu-2, në Dhjetor të vitit 2013, kompania Shell ka deklaruar se ka bërë një zbulim të ri në pusin Shpiragu-2. Për të vlerësuar kapacitetin naftëmbajtës të zonës janë duke u shpuar disa puse vlerësimi, sipas një Programi Vlerësimi.
Ky program ka për qëllim të vlerësojë naftëdhënien, të përcaktojë madhësinë e rezervuarit dhe qëndrueshmërinë ekonomike të projektit.

LEXO EDHE:  Mashtrimi i madh, policia bllokon pikat e "Gulf", vodhi 1 milionë euro nga shqiptarët me tollonat fiktivë

Një grup specialistësh dhe përfaqësues të AKBN kryesuar nga Drejtori Ekzekutiv Z. Adrian Bylyku, ndoqën nga afër fillimin e operacioneve të shpimit.​

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here