Gjici tjetër dhuratë për Pacult/ Gati blerja e re për Kukësin

Kukësi po tregohet mjaft aktiv në merkato. Nga e thëna në të bërë nuk duket shumë e vështirë për kampionët e Shqipërisë. Ekipi i trajnerit Peter Pacult priti afrimin e ri në kampin përgatitor në Antalia të Turqisë. Mbrojtësi kroat Filip Zderic ka mbërritur në resortin e kuksianeve.

26-vjeçari është mbrojtës i djathtë dhe do të ketë konkurrencë me Bujar Idrizin, pasi Rraman Hallaçi ka marrë rolin e zëvendëstrajnerit. Kroati pritet të shtojë cilësinë në kampin e kampionëve. Ai ka luajtur më parë me ekipin rumun të Gaz Metan-it, por edhe me skuadrën kroate të Cibalia-s. Mbrojtësi ka eksperiencë, pasi është 26 vjeç. Karriera e tij ka qenë e përqendruar në Ballkan.

Kliko per me shume info

Në Antalia ka mbërritur edhe presidenti i klubit, Safet Gjici. Numri një i klubit ka mbërritur në Turqi dhe është takuar me skuadrën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.