Gjeologu: Banorët e pallatit 5 katësh në Gjirokastër mund të rikthehen në shtëpi

Aktualitet

Banorët e pallatit 5-katësh në lagjen “Punëtore” në Gjirokastërmund të kthehen në banesat e tyre.

Drejtori i Shërbimit Gjeologjik të Gjirokastrës siguron familjet se atyre nuk iu kanoset asnjë rrezik nga rrëshqitjet dhe çarjet e mëtejshme të tokës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në raportin përfundimtar të Institutit të Gjeologjisë thuhet se nuk ka risk për shembjen e pallatit dhe ndërtesave pranë tij, shkruan BW.

Të menjëhershme priten të jenë ndërhyrjet në drenazhimin e ujërave, ndërsa me përmirësimin e motit do të ndërtohen mure mbrojtëse.

Më shqetësuese duket situata për banorët e lagjes “Cfakë” banesat e të cilëve janë të rrezikuara në çdo moment.

Rrëshqitjet e dheut në Gjirokastër kanë nisur të shqetësojnë së tepërmi banorët. E fundit ishte këtë të enjte shumë pranë kalasë së qytetit të gurtë.

ME TE LEXUARAT