U shtrua me urgjencë në spital, si paraqitet gjendja e aktores Tinka Kurti

Aktualitet

Aktorja e madhe Tinka Kurti, e cila u shtrua dje me urgjencë në spital, sot paraqitet në gjendje të qëndrueshme.

Aktorja ndodhet në një spital privat në Tiranë, teksa mësohet se është prekur nga një infeksion pulmonar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Aktorja po merr ndihmën mjekësore dhe mësohet se është nën monitorimin e vazhdueshëm të mjekëve, ndërkohë që ditën e djeshme u vizitua edhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

ME TE LEXUARAT