Gjashtë të vdekur në një aksident masiv rrugor
Gjashte persona kanë gjetur vdekjen dhe një tjetër ndodhet në gjendje kritike për jetën, pas një aksidenti masiv mes disa automjeteve, të ndodhur orët e para të mëngjesit të së dielës, në Birmingham të Anglisë.
Sipas britanikes “The Guardian”, në aksident u përfshinë 6 automjete, në mesin e tyre edhe një taksi. Ngjarja e rëndë ndodhi në një nënkalim në Lee Bank Middleway, rreth orës 01:10.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Të 6 personat që humbën jetën në vendin e ngjarjes, përfshijnë shoferin e taksisë dhe dy pasagjerët e tij, një burrë dhe një grua, sëbashkë me 3 burra të cilët përfunduan jashtë një makine në momentin e përplasjes.
Policia e West Midlands ka nisur hetimet, për atë që e përshkruajti si një ngjarje “shumë të vështirë dhe të trishtueshme”, ndërsa një zëdhënës i shërbimit të ambulancës e përshkroi skenën e aksidentit si shumë të rëndë.
Ai tha se fillimisht në aksident janë përfshirë 3 makina, ndërsa 3 të tjerat janë përplasur në përpjekje për t’u shmangur. Identiteti i viktimave nuk është bërë ende i ditur.